Ballina Flash

SHBA – Edhe dy mace me… COVID-19!

NJU JORK, 23 prill /ATSH-DPA/ – Dy mace në Nju Jork janë kafshët e para që rezultuan  pozitiv me koronavirus në SHBA, thanë sot zyrtarë shëndetësorë.

“Të dyja kishin sëmundje të butë të frymëmarrjes dhe pritet të shërohen plotësisht”, tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Agjencia tha se nuk kishte prova që kafshët shtëpiake të luanin rol në përhapjen e virusit në vend.

“Prandaj, nuk ka asnjë justifikim në marrjen e masave kundër kafshëve shoqëruese që mund të rrezikojnë mirëqenien e tyre”, tha ajo.

Macet bashkohen me tigrat dhe luanët në Nju Jork si edhe me një numër të vogël të kafshëve të tjera në të gjithë botën që testuan pozitiv për virusin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMandati për krijimin e qeverisë/Kurti: Thaçi doli në ilegalitet, do t’i drejtohemi Kushtetueses
Artikulli tjetërKANADA – OACN: COVID-19 redukton me 1,2 miliardë numrin e pasagjerëve ajrorë