PEKIN – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në Kinë për të biseduar në lidhje me samitin Trump-Kim Jong Un.
SHANGAI – Zhvillohet në Shangai salloni vjetor i elektronikës, “Consumer Electronics Show”.
VARSHAVË – Vazhdojnë manovra ushtarake vjetore “Sabre Strike” të drejtuara nga SHBA-ja me 18 000 ushtarë nga 19 vende të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.
SOFJE – Vizitë e presidentit të Maqedonisë në Bullgari pas marrëveshjes historike mbi emrin e këtij shteti ballkanik që ka ushqyer përplasjet diplomatike me Greqinë për dekada.
LONDËR – Një vit më parë mori flakë kulla Grenfell në Londër ku mbetën të vdekur 71 persona.
UASHINGTON – Presidenti Trump feston 72-vjetorin.
MOSKË – Sot zhvillohet ndeshja hapëse e Botërorit 2018 mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.
MOSKË – Vladimir Putin pret princin trashëgimtar saudit, Mohammend ben Salmane në kuadër të fillimit të Botërorit 2018, vetëm pak ditë nga takimi i vendeve prodhuese të naftës.
MOSKË – Vladimir Putin pret presidentin koreano-verior të Asamblesë Popullore Supreme, Kim Yong Nam në kuadër të Botërorit 2018. /G.S/ a.jor.























