BERLIN, 11 prill /ATSH-ANSA/- Ne gjermanët nuk jemi thirrur thjesht për të treguar solidaritet me Europën, por na kërkohet ta bëjmë atë, theksoi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një fjalim para kombit.
“Jo kjo pandemi nuk është një luftë”, Nuk ka shtete që u nenshtrohen shteteve të tjera. Nuk ka ushtarë kundër ushtarëve”, shtoi ai.
“Ne u tregojmë njerëzve të tjerë më të mirën që është brenda nesh. Dhe ju lutemi tregojuani gjithashtu në të gjithë Evropën,” shtoi ai.
Ndër të tjera, Steinmeier theksoi se Gjermania nuk do të jetë në gjendje të dalë nga urgjenca e koronavirusit me shëndet të mirë nëse pjesa tjetër e Evropës nuk mund të bëjë të njëjtën gjë.
Presidenti socialdemokrat bëri një apel për solidaritet ndërkombëtar edhe në kërkimin e vaksinës. “Vendet më të varfra në botë, të cilët janë më të rrezikuarit, duhet të kenë të njëjtën qasje në këtë”, shtoi ai. /os/





















