Ballina Bota

BM – Johnson drejt shërimit

LONDER, 10 prill /ATSH-ANSA/- Kryeministri britanik Boris Johnson “vazhdon shërimin e tij” për t’u rikuperuar nga koronavirusi në Spitalin St Thomas në Londër pasi u transferua nga kujdesi intensiv në një repart të zakonshëm mbrëmjen e djeshme.

Një zëdhënës i Downing Street e raportoi këtë duke aktualizuar reporterët për shëndetin e kryeministrit britanik sot dhe duke përsëritur se ai tani është “në një humor të mirë”.

Vendi, i cili i mori masat kufizuese në lidhje me pandeminë më vonë se fqinjët e tij, tani është një nga më të prekurit në Europë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEfektet e COVID-19 në ekonomi/ Sejko, bisedë telefonike me ambasadoren Yuri Kim
Artikulli tjetërOsmani takohet me Ahmetin: Të fuqizohet bashkëpunimi ndërinstitucional në përballimin e pandemisë