Ballina Bota

MANILA – BB miraton kredinë për Filipinet përballë Covid-19

MANILA, 10 prill /ATSH-DPA/ – Banka Botërore miratoi një kredi prej 500 milionë dollarësh në ndihmë të Filipineve, për të rritur aftësinë e vendit në adresimin e rreziqeve, katastrofave dhe nevojave urgjente mes pandemisë së koronavirusit.

Kredia është pjesë e mbështetjes afatgjatë të Bankës Botërore për Filipinet, për reforma më të gjera të politikave, me qëllim rritjen e aftësisë për t’u përgatitur dhe përballuar katastrofat.

Kjo është kredia e tretë që Banka Botërore i dha vendit aziatik që nga 2012.

Zyrtari i Bankës Botërore, Achim Fock tha se katastrofat natyrore dhe pandemitë dëmtojnë në mënyrë disproporcionale familjet dhe komunitetet me të ardhura të ulëta.

“Përmirësimi i menaxhimit të rrezikut dhe aftësia për të adresuar këto sfida mund të ndihmojë Filipinet të përparojnë në uljen e varfërisë”, deklaroi Fock. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO – Shkelën orarin e qarkullimit/ Policia gjobit 397 shtetas dhe 49 drejtues mjetesh
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 416 numri i të prekurve