TIRANË, 12 qershor/ATSH/ – Partia Socialiste feston sot 27–vjetorin e themelimit.
“Fotoja e ditës” e shpërndarë nga Kryeministri Edi Rama përmes rrjetit social “Facebook” vjen si një ftesë virtuale për çdo socialist dhe simpatizant në përkujtimin e kësaj dite.
27-vjetori i themelimit e gjen Partinë Socialiste në mandatin e dytë radhazi qeverisës, këtë herë në bashkëqeverisje me qytetarët.
Ndërkohë turi i llogaridhënies publike, i pari i ndërmarrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, e vendos PS-në sërish përballë qytetarëve.
Partia Socialiste, aktualisht forca më e madhe politike në Shqipëri, u krijua në vitin 1991, pas shkrirjes së Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH).
Në Kongresin e PPSH-së në vitin 1991 u mor vendim që t’i ndërrohet emri kësaj partie, në Partia Socialiste./m.m/





















