Ballina Flash

KINË – Hapet një pjesë e Murit të Madh

PEKIN, 5 prill /ATSH-ANSA/ – Zonat panoramike të Pekinit, përfshirë seksionin Juyongguan të Murit të Madh kinez si edhe varret e dinastisë Ming, do të rihapen për publikun sot, pas dy muajve të mbylljes për shkak të epidemisë Covid-19, thanë autoritetet lokale, sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve, Hsinhua, që citohet nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Vizitorëve do t’u kërkohet të prenotojnë biletat përmes platformave në internet.

Atyre do t’u kontrollohet edhe temperatura e trupit në hyrje.

Zonat panoramike do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 16:00 çdo ditë dhe do të kufizojnë numrin ditor të vizitorëve në më pak se 30% të kapacitetit normal të turistëve.

Para hapjes së seksionit Juyongguan, seksioni Badaling i Murit të Madh në veri të Pekinit u hap pjesërisht për turistët më 24 mars./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak786 pako ushqimore pranë familjeve në nevojë e të moshuarve të vetmuar në qarkun e Elbasanit
Artikulli tjetërNAPOLI – Të burgosurit bëjnë maska për… policinë penitenciare!