Ballina Kulturë

Foto e ditës: Trupa e Kërcimit Fly në Gramsh

TIRANË, 13 Mars /ATSH- I. Vata/ -Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përzgjedhur si foto të ditës një preformancë të të trupës së kërcimit Fly në në Qendrën Kulturore në Gramsh.

Kompania e Kërcimit Fly po viziton Shqipërinë si pjesë e programit të Përfaqësuesit Artistik të Departamentit të Shtetit e cila do të preformojë Ditës së Verës në Tiranë.

Në faqen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë thuhet se  “Një falenderim i madh nxënësve të Gramshit për mikpritjen që i dhanë Trupës së Kërcimit Fly! Rreth 350 nxënës morën pjesë në interpretimin e tyre gjallërues në Qendrën Kulturore në Gramsh, madje disa edhe kënduan dhe mësuan kërcimin breakdance”.

“Kompania e Kërcimit Fly po viziton Shqipërinë si pjesë e programit të Përfaqësuesit Artistik të Departamentit të Shtetit. Ju mund ti ndiqni ata nesër gjatë Ditës së Verës në Tiranë dhe të premten, në Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-së. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRritje e përpunimet të mallrave në portin e Durrësit
Artikulli tjetërLetërsia shqipe në Panairi e Librit, Lajpcig 2018