Letërsia shqipe në Panairi e Librit, Lajpcig 2018

359
Leipziger Buchmesse 2017 Foto: Jens-Ulrich Koch. +49 (0) 170 - 29 21 068. www.jens-ulrich-koch.de [email protected]

TIRANE, 13 Mars /ATSH/ – Letërsia shqipe prezantohet në Panairi e Librit, Lajpcig 2018. Stenda e Shqipërisë atje është ideuar si një vend promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëkohore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, përshtatjen me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimin, bashkëjetesën dhe integrimin.

Në datat 15 deri në 18 mars letërsia shqipe prezantohet në Panairin e Lajpcigut, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

Ajo që ministria e quan prurja më e mirë e letrave shqipe në vitet e fundit, përfaqësohet nga shkrimtarët bashkëkohorë të vlerësuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në tre vitet e fundit, si: Bashkim Shehu, fitues i Çmimit Balkanika 2015, Rudi Erebara, fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, Idlir Azizaj “Autori i Vitit” 2017, Agron Tufa “Autori i Vitit i Pananirit të Librit”, Parid Teferici, Virion Graçi, Luljeta Lleshanaku, Romeo Çollaku e të tjerë.

Stenda e Shqipërisë është ideuar si një vend promovimi dhe bashkëbisedimi mbi krijimtarinë shqiptare bashkëkohore të fokusuar në trajtimin e temës së kujtesës, e përshtatjes me ndryshimet rrënjësore historike, emigrimit, bashkëjetesës.

Të ftuar në stendën shqiptare do të jenë autorët Gazmend Kapllani, një shkrimtar shqiptar që jeton prej njëzet vitesh në Greqi e që përmes krijimtarisë së tij zbulon se si totalitarizmi, emigracioni, kufijtë dhe historia ballkanike kanë formuar jetën private dhe narracionin e tij personal.

Thanas Medi, i cili në një pjesë të mirë të krijimtarisë trajton jetën e një pakice kombëtare në Shqipëri, si vllehët, si dhe historinë e një brezi që përjetoi ndryshimet e mëdha të viteve nëntëdhjetë.

Brezi i më të rinjve prezantohet me Manjola Nasin, përkthyese dhe poete që sjell një lirikë urbane dhe imazhiste. Kjo është një mundësi e shumë që autorët shqiptarë të prezantohen aty me lexime, intervista të hapura për publikun, të krijon kontakte me botues që i hapin rrugën përkthimeve në gjuhë të tjera.

Ministria e Kulturës ka menduar që në stendën shqiptare t’i bëhet homazh shkrimtarit Kasëm Trebeshina, duke e prezantuar atë pas vdekjes dhe për herë të parë në deklaratat publike të ministrisë, si simbol i disidencës. Profili i Trebeshinës shoqërohet nga një prezantimin i shkurtër i romanit “Odin Mondvalsen” që është përkthyer tashmë në gjuhën gjermane.

Panairi i Lajpcigut që është ngjarja e dytë e madhe në botën gjermanofone pas Panairit të Frankfurtit, i cili ka si karakteristikë leximin. Autori dhe lexuesi janë më afër se në çdo manifestim tjetër me librin./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.