Ballina Aktualitet

Video/ E gjithë Shqipëria, solidaritet me Italinë mike në luftë me COVID-19

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Të gjithë shqiptarët janë solidarizuar këto ditë të vështira me shtetin fqinj Italinë në luftën e saj kundër COVID-19.

Qytetet e ndryshme të vendit kanë ndriçuar sheshet qendrore apo godinat publike me tri ngjyrat e flamurit italian: të bardhë, të kuqe dhe jeshile.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot videon e realizuar nga Ambasada italiane në Tiranë, ku shprehet solidariteti i të gjithë qyteteve në Shqipëri.

“Faleminderit, Shqipëri! Një vend që nuk i braktis miqtë”, thuhen në mesazhin e përcjellë përmes kësaj videoje.

Italia mike, është shteti që ka mirëpritur me mijëra shqiptarë gjatë eksodit të vitit 1990-1991.

Aktualisht, Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë prej koronavirusit. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSondazhi për mësimin online/ 96,8% e nxënësve, 95,3% e prindërve dhe 98,7% e mësuesve janë pjesëmarrës
Artikulli tjetërUdhëzuesi i ISHP-së: Si të reduktoni stresin ndërsa qëndroni në shtëpi