DAMASK, 19 mars /ATSH-DPA/ – Ministria e Shëndetit në Siri raportoi sot viktimën e parë nga COVID-19.
Ministria shtoi se një grua vdiq menjëherë pasi u pranua në spital, ku testi konfirmoi se ishte e infektuar me koronavirus.
Ndërkohë, qeveria siriane ndaloi lëvizjen midis provincave, nga e marta deri në 16 prill, si masë paraprake për të parandaluar përhapjen e virusit.
Qeveria siriane njoftoi për pesë të infektuar në zonat nën kontrollin e saj. / /sara/











