Ballina Ekonomi

OSSH: Vijon procesi i leximit të matësave në të gjithë territorin

TIRANË, 29 mars/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) po ndjek me kujdes procesin e leximit të matësave, në kushtet kur vendi ndodhet në emergjencë për shkak të COVID-19.

OSSH njoftoi se grupet e punës kanë masat e nevojshme të mbrojtjes dhe pajisjet e punës.

Në të gjithë territorin e vendit, thotë OSSH, po vijon procesi i leximit të matësave, me qëllim realizimin e një shërbimi sa më cilësor të faturimit.

“Grupet e lexuesve janë njohur me grafikun e ndarjes së detyrave, duke patur si objektiv mbulimin e sa më shumë zonave”, njoftoi OSSH-ja./a.gjonaj/ /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe”, Erion Veliaj apel qytetarëve: Mos abuzoni
Artikulli tjetërDPT: 31 marsi afati i fundit i dorëzimit të deklaratës vjetore të tatimit mbi fitimin për 2019-n