Ballina Flash

MJEKESI – Studimi: Edhe kujtimet kanë aromën e tyre

BOSTON, 24 mars /ATSH-ANSA/- Kujtimet gjithashtu kanë aromë. Kjo është risia e fundit e cila ka zbuluar se sinjalet e nuhatjes luajnë një rol të rëndësishëm në memorje dhe kjo aromë mund të përdoret potencialisht si një mjet për të trajtuar traumat psikologjike ose çrregullimet e humorit të lidhura me kujtimet e këqija.

Ky studim është botuar në revistën Learning and Memory nga një grup i Universitetit Amerikan të Bostonit, i koordinuar nga neuroshkencetari Steve Ramirez.

“Nëse aroma mund të përdoret për të ngjallur kujtesën, madje edhe një përvojë traumatike, ne mund të përfitonim terapeutikisht,” vëren Ramirez.

Deri më tani, lidhja midis aromave dhe kujtesës ka qenë një enigmë dhe madje edhe mënyra se si formohen kujtimet nuk ishte shumë e qartë.

Teoria tradicionale sugjeron që kujtimet fillojnë të përpunohen në një zonë të vogël të trurit të quajtur hipokampus, por më pas ato lëvizin dhe rikthehen përsëri në korteksin para-frontal, dhe shumë detaje të kujtimeve humbasin. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAkti Normativ/ Çdo objekt i domosdoshëm, në dispozicion për përballimin e situatës nga COVID-19
Artikulli tjetërINDUSTRI – Volkswagen pezullon prodhimin edhe në fabrikat ruse