Ballina Bota

GJERMANI – Merkel rezulton negative në testin e parë për COVID-19

BERLIN, 23 mars /ATSH-DPA/ – Testi i parë i kancelares gjermane, Angela Merkel për COVID-19 rezultoi negativ, deklaroi një zëdhënës i qeverisë.
Dje Merkel u izolua në shtëpi, pasi pati kontakte me një mjek i cili më pas rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. “Rezultati i provës së sotme është negativ”, theksoi zëdhënësi, Steffen Seibert.

Ai shtoi se në ditët e ardhshme do të kryhen teste të metejshme.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u izolua në shtëpi, pas kontaktit me një mjek i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, deklaroi me parë zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.
Seibert shtoi se kancelarja, e cila njoftoi masa të reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19, u informua për lajmin pas deklaratës.

Të premten Merkel u vaksinua nga një doktor i cili më vonë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

/ /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZVICËR – OBSH: Pandemia po përshpejtohet, por mund t’i modifikojmë trajektoren
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës i heq lejen e hapësirës subjektit G.K. ku dje u dhunua një i moshuar