Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e shtunë 9 qershor 2018

TIRANE, 9 qershor/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare  dhe të dendura si dhe intervale me kthjellime kryesisht gjatë orëve të pasdites.

Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, stuhive dhe lokalisht rrebeshit në pjesën e parë të ditës në veriperëndim-perëndim. Baza e reve të ulëta 400 metër. Era do të fryjë me drejtim juglindje-perëndim 1-10 m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 1 km-20 km. Mjegull/mjegulline për shkak të reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                18/29

Vendet e Ulta                 21/30

Vendet Bregdetare         22/29  /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Presidenti Xi Jinping i jep “Medaljen e Miqësisë ” homologut rus, Vladimir Putin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/06/2018