Ballina Bota

SERBI – Regjistrohet viktima e parë nga COVID-19

BEOGRAD, 20 mars /ATSH-DPA/ – Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç njoftoi sot pasdite vdekjen e parë në vendin ballkanik nga COVID-19.

Viktima është një burrë 59 vjeç nga Kikinda, një qytet në veri të vendit dhe një nga pikat e nxehta të koronavirusit në Serbi.

”Ky person ka vuajtur nga sëmundje të shumta kronike”, tha Brnabiç.

”Deri sot kemi 135 pacientë të konfirmuar me koronavirus”, tha Ministria serbe e Shëndetësisë disa minuta më parë.

Serbia shpalli një gjendje të jashtëzakonshme të dielën dhe ndërkohë ka vendosur një bllokim të gjerë, duke mbyllur kufijtë për të gjithë trafikun e pasagjerëve dhe duke urdhëruar një shtetrrethim pothuajse të plotë.

”Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi të dielën, të tilla si ndalimi i plotë i transportit publik dhe mbyllja e kafeneve dhe restoranteve”, tha Brnabiç./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Regjistrohen rreth 18 400 raste dhe 53 viktima
Artikulli tjetërCOVID-19 – Gjermania shqyrton mundësinë e orës policore mbarëkombëtare