VARSHAVË – Manovrat ushtarake vjetore “Sabre Strike” të drejtuara nga SHBA-ja me pjesëmarrjen e 18 000 ushtarëve dhe 19 vendeve të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.
BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Mbrojtjes të NATO-s.
BERLIN – Vizitë në Gjermani e ministrit francez të Ekonomisë, Bruno Le Maire.
Malbe (Kanada) – Fillon dita e parë e samitit të G7-ës.
NION (Zvicër) – Komiteti ”ad hoc” i UEFA-s analizon dosjen e klubit francez të futbollit PSG në lidhje me respektimin e “fair play” financiar dhe pritet të marrë masa ndaj kampionit të Francës.
PEKIN – Presidenti kinez, Xi Jinping pret homologun e tij rus, Vladimir Putin në kuadër të samitit të Organizatës të Bashkëpunimit të Shangait, që mbledh shumë vende të Azisë./ /G.S/ a.jor.























