Ballina Bota

GJERMANI – Lufthansa kryen vetëm 5% të fluturimeve

FRANKFURT, 19 mars /ATSH-DPA/ – Pandemia e koronavirusit po godet fort kompaninë më të njohur gjermane të fluturimeve, Lufthansa, madje më shumë nga sa mendohej deri tani, me vetëm 5% të fluturimeve të planifikuara deri më 19 prill, tha sot kompania, përpara daljes së rezultateve të saj 2019.

”Rreth 700 nga 763 aeroplanët e grupit po qëndrojnë tani në tokë, me lidhjet e vetme ndërkombëtare të mbetura të Lufthansa-s që drejtohen nga Frankfurti, qendra kryesore e transportuesit, si dhe tre herë në javë nga Zyrihu.

Në Mynih, po kryhen vetëm fluturimet me destinacion të shkurtër nga Lufthansa CityLine.

Shefi ekzekutiv i Lufthansa-s, Carsten Spohr tha se ishte shumë herët për të parashikuar ndikimin e krizës në performancën e kompanisë.

“Përhapja e koronavirusit e ka vendosur tërë ekonominë globale dhe gjithashtu kompaninë tonë në një gjendje të jashtëzakonshme të paparë”, komentoi ai.

“Sa më gjatë të vazhdojë kjo krizë, aq më shumë të ngjarë ka që e ardhmja e aviacionit të mos mund të sigurohet pa ndihmën e shtetit”, theksoi shefi ekzekutiv i Lufthansa-s, Carsten Spohr./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTropojë/ Byberi për ATSH-në: Ushqime dhe medikamente në banesë për 100 familje
Artikulli tjetërZVICËR – Banka Qendore parashikon një recesion në 2020 për shkak të COVID-19