Ballina Flash

Kosovë/ Qeveria shpall gjendjen e emergjencës për shëndetin publik

PRISHTINË, 15 mars /ATSH/ Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për mediet informon se me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim që të shpallë emergjencë për shëndetin publik.

Sipas vendimit, detyrohen institucionet e qeverisë së Kosovës të veprojnë konform Planit të Reagimit Kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjent 8 – FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik, thuhet në një njoftim për media nga ana e qeverisë së Kosovës.

Sot numri i të prekurve me koronavirus COVID-19 në Kosovë shkoi në 9 persona.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoronavirusi zbraz rrugët dhe sheshet e Prishtinës
Artikulli tjetërDezinfektimi në Tiranë, Veliaj-qytetarëve: Mbani të lira rrugët e brendshme nga makinat