TIRANË, 13 mars/ATSH/ Organizata botërore e Shëndetësisë ka shpallur sfidën “Duar të Sigurta” për të promovuar fuqinë e duarve të pastra për të luftuar koronavirusin.
Zyra e OBSH-së në Tiranë së bashku me sfidën e nisur, e ka shoqëruar këtë të fundit edhe me një video ku jepet mënyra sesi qytetarët duhet të lajnë duart.
Larja e duarve shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda, është rekomanduar si një nga këshillat e rëndësishme, si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve. z.tosku/ /a.g/






















