Ballina Bota

BRATISLAVË – Sllovakia mbyll kufijtë për pengimin e koronavirusit

BATISLAVË, 13 mars /ATSH-DPA/ – Sllovakia ka mbyllur kufijtë e saj tokësorë kundër përhapjes së koronavirusit duke pezulluar rregullat normale të zonës Schengen.

Sllovakia ka shtuar kontrollet mbi kalimet kufitar në të gjitha vendet fqinje, përveç Polonisë.

”Udhëtarët të cilët nuk do të jenë në gjendje të dëshmojnë vendbanimin në vendin tonë, ose të shfaqin një pasaportë të vlefshme sllovake, do të refuzohen”, konfirmoi zëdhënësi i ministrisë së Brendshme Peter Lazarov.

Pas mbylljes së aeroporteve të saj në fillim të kësaj jave, Sllovakia ka ndërprerë lidhjet ndërkombëtare hekurudhore dhe me autobusë me të gjashtë fqinjët e saj, katër prej të cilëve i përkasin marrëveshjes së kufirit të hapur të Schengenit.

Vetëm trenat e mallrave do të lejohen të kalojnë.

Sllovakia ka konfirmuar 21 raste me coronavirus dhe asnjë vdekje. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasat për COVID-19/ Bashkia Klos apel qytetarëve: Ruani distancën dhe evitoni daljet
Artikulli tjetër“Përqafim i masave të qeverisë shqiptare”/ OSBE: Veprime të forta për të kufizuar përhapjen e COVID-19