Ballina Flash

MUZIKË – Opera e Berlinit anulon shfaqjen e Domingos

BERLIN, 10 mars /ATSH-AFP/- “Deutsche Oper Berlin” njoftoi sot se ka anuluar një shfaqje të planifikuar nga Placido Domingo, pas ndjesës së këngëtarit për lëndimin që ai u ka shkaktuar grave me sjelljen e tij në të kaluarën.

“Ndiejmë keqardhje që përfundoi kështu”, tha drejtori artistik, Dietmar Schwarz, gjatë prezantimin të programit për vitin 2020-21 të operës më të madhe të kryeqytetit gjerman.

Domingo, 79 vjeç, duhej të këndonte “Don Carlo”-n e Verdit gjatë sezonit dhe dëshironte të bënte një rikthim të fundit në vend pas debutimit të tij atje në vitin 1967.

“Gjatë muajve të fundit kam reflektuar mbi akuzat që kolege të ndryshme të mia kanë bërë kundër meje. Unë dua që ato të dinë se më vjen vërtet keq për dëmin që u kam shkaktuar”, tha Domingo në një deklaratë të dërguar te “Los Angeles Times” më 24 shkurt.

Akuzat, e bëra publike vitin e kaluar, detyruan shumë institucionet kulturore në mbarë botën të distancohen nga tenori i njohur Domingo./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoronavirusi/ Nuk është çështja sa trima apo guximtarë jemi, por sa të vetëdijshëm dhe sa solidarë
Artikulli tjetër“Mos helmoni gjakun e qytetarëve”/Maskat me certifikatë të autoriteteve kompetente në Kanada