TIRANË, 10 mars /ATSH – I. Vata/- Bashkia Mat ka marrë të gjitha masat për dezinfektimin, pastrimin, larjen, mbajtjen pastër të të gjitha ambienteve të institucioneve arsimore pas pezullimi të mësimit.
Në kuadër të të masave për parandalimin e COVID- 19, bashkia Mat, bazuar në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet Arsimore Publike dhe Jo Publike”, me anë të Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake ka marrë të gjitha masat e nevojshme për dezinfektimin, pastrimin, larjen, mbajtjen pastër të higjienës të të gjitha ambienteve brenda dhe jashtë të institucioneve arsimore, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID- 19.
Po ashtu, bashkia Mat ka shtuar masat për dezinfektimin e ambienteve publike për të parandaluar COVID- 19.












