Ballina Flash

5,9 miliardë persona në botë kanë telefon celular

TIRANË, 4 mars /ATSH-ANSA/ 7,9 miliardë karta SIM qarkullojnë në botë, më shumë se popullsia botërore, 5,9 miliardë persona kanë celularë dhe janë 6,3 miliardë abonime në internet.

Të dhënat, të raportuara për fundin e vitit 2019, dalin nga botimi i fundit i Raportit të Telefonisë Celulare të kompanisë suedeze “Ericsson”.

Diferenca midis përdoruesve unikë dhe SIM-eve totale – vëzhgon kompania skandinave – vjen kryesisht për shkak të pranisë së SIM-eve të shumta për person ose abonimeve joaktive.

Në tremujorin e katërt, numri i pajtimeve në rrjetin celular është rritur me 49 milionë njësi (+ 3%). Kontributi më i madh në këtë tremujor erdhi nga Kina (+7 milionë), e ndjekur nga Indonezia (+5 milionë) dhe Filipinet (+4 milionë).

Në total numri i abonimeve celulare u rrit, duke u rritur përafërsisht me 130 milionë (+ 9%), dhe duke e çuar shifrën në 6,3 miliardë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUKRAINË – Parlamenti zgjedh kryeministrin e ri
Artikulli tjetërPolonia, Letonia, Lituania dhe Estonia pro hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë