Ballina Bota

ANKARA – Borell: Turqia dhe BE duhet të bashkëpunojnë

ANKARA, 4 mars /ATSH-MIA/ – Turqia dhe Bashkimi Europian (BE) duhet të bashkëpunojnë dhe të përballen me sfidat e tyre të përbashkëta, ka deklaruar Josep Borell, përfaqësues i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë.

Borell ka shtuar se kishte biseduar me ministrin turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe kolegun e tij për Punët e Brendshme, Sulejman Sojlu dhe më pas ka nënvizuar se të dyve u është përsëritur se presioni dhe veprimet e njëanshme nuk janë përgjigje e problemeve.

“Duhet bashkërisht të përballemi me sfidat e përbashkëta, për të mirën e Turqisë dhe BE-së”, ka shkruar Borell në rrjetin social Twitter./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Soylu: Në Greqi kanë kaluar mbi 135 mijë migrantë
Artikulli tjetërManastirliu: Asnjë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri, 42 testime rezultuan negative