Ballina Bota

SHBA – Facebook opsion për të kënduar në “play-black”

NJU JORK, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Përdoruesit e “Facebook” tashmë mund të ndajnë videot e tyre duke interpretuar këngët e preferuara në “play-black”, njoftoi rrjeti social duke publikuar dje shumë opsione muzikore dhe duke premtuar se do të krijonte mënyra të reja për njerëzit që të ndërvepronin dhe që të shpreheshin nëpërmjet muzikës.

Opsioni i ri i quajtur “Lip Sync Live”, mundëson që të zgjedhësh një këngë dhe të publikosh një video.

Në këtë mënyrë miqtë tuaj mund t’ju shohin duke kënduar dhe kërcyer me këngën në sfond.

Me “Lip Sync Live”, që kërkon të konkurrojë rrjetin social kinez të ngjashëm “Musical.ly”, emri i artistit dhe këngës shfaqen dukshëm dhe një lidhje që të dërgon menjëherë tek faqja “Facebook” e artistit.

Një tjetër opsion i publikuar dje të jep mundësinë që të bashkosh një këngë me një video apo foto të publikuara në “Facebook”.

Këto opsione do të jenë të mundshme fillimisht në disa zona gjeografike dhe më pas në të gjithë botën. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Rritet numri i aksidenteve rrugore vdekjeprurëse
Artikulli tjetër10 mijë ankesa në Platformën e Bashkëqeverisjes, 150 punonjës të ndëshkuar