AUSTRI – Rritet numri i aksidenteve rrugore vdekjeprurëse

VJENË, 6 qershor /ATSH-APA/ – Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 në autostradat e Austrisë kanë vdekur 153 persona, sipas Ministrisë së Brendshme austriake, thënë ndryshe  4% më shumë se në vitin 2017.

Vitin e kaluar, mes 1 janarit dhe 3 qershorit kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve 147 persona.

Javën e kaluar tri drejtues mjetesh, dy motoçiklistë, dhe një pasagjer kanë vdekur si pasojë e pesë aksidenteve.

Në tre rastet shkaku kryesor ka qënë shpejtësia e madhe, ndërsa të tjerat abuzim me alkoolin dhe mosrespektim të rregullave të qarkullimit rrugor./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.