Ballina Bota

GJERMANI – Përkeqësohen pritshmëritë e eksportuesve

BERLIN, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Pritshmëritë e eksportuesve gjermanë u përkeqësuan për sektorin e prodhimit, duke rënë në minus 0,7 pikë në shkurt nga +0,8 pikë në janar, sipas institutit IFO.

“Zhvillimet ekonomike me përhapjen e koronavirusit lënë pak hapësirë për shpresë për përmirësim”, vuri në dukje instituti.

Sipas IFO-s, industria e automobilave në Gjermani aktualisht ka frikë nga një “rënie më e theksuar e eksporteve në muajt në vazhdim”.

Skepticizëm gjithashtu është regjistruar në industrinë kimike dhe sektorin e inxhinierisë mekanike.

”Sektorët që njohën zhvillime pozitive këtë muaj ishin ata që lidhen me prodhimin e ushqimeve, pijeve dhe duhanit, që presin rritje të konsiderueshme në eksportet e tyre në muajt në vazhdim”, shtoi IFO./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Moskë si kreu i OSBE-së: Rusia të përdorë ndikimin e saj për të ecur drejt paqes aq të domosdoshme
Artikulli tjetërJAPONI – Abe kërkon anulimin e ngjarjeve sportive mes frikës së koronavirusit