Ballina Bota

KOREJA E JUGUT – Konfirmohen 100 raste të reja të Covid-19

SEUL, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Koreja e Jugut raportoi sot 100 raste të reja të Covid-19, në shpërthimin më të madh të koronavirusit jashtë territorit të Kinës.

Numri i të infektuarve u dyfishua në rreth 204, pasi gjatë natës u raportuan 52 raste dhe sot 48 raste të tjera, njoftoi Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Shumica e të infektuarve ishin në qytetin Daegu dhe në provincën Gyeongsang, por raste të tjera u regjistruan gjithashtu në Seul, në jugperëndim të provincës Chungcheong dhe në ishullin Jeju.

“Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In, foli për një situatë të rëndë”, njoftoi zyra e tij. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJAPONI – Vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike pavarësisht shpërthimit të koronavirusit
Artikulli tjetërDenaj në Forumin Ekonomik Botëror: Me rëndësi transformimi i biznesit drejt modelit “smart” të së ardhmes