Ballina Bota

BRATISLAVË – Mijëra sllovakë manifestojnë kundër korrupsionit

BRATISLAVA, 21 shkurt /ATSH-DPA/ – Mijëra njerëz kanë planifikuar të manifestojnë sot kundër korrupsionit, dy vjet pas vrasjes së gazetarit investigativ, Jan Kuciak dhe një javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 29 shkurtit.

Kuciak dhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova u vranë më 21 shkurt 2018, në shtëpinë e tyre.

Shkrimet e tij për lidhjet korruptive mes politikës dhe biznesit nxitën protesta masive, si pasojë e të cilave qeveria e kohës dha dorëheqjen.

Hetimet për milionerin Marian Kocner, i akuzuar për këtë vrasje, zbuluan një rrjet korrupsioni që ekzistonte prej dekadash./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTeliti: PD, taksa të ulëta dhe financim të sektorëve prioritarë
Artikulli tjetërAkseleratori i konkurrueshmërisë, mbështetje ndaj ideve të reja të të bërit biznes