PRISHTINE, 21 shkurt /ATSH/ -Moti sot në Kosovë parashikohet me diell dhe vranësira të pjesshme.
Reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 6-8°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s./KosovaPress/





















