Belshi destinacion turistik, investimet që po zhvillojnë ekonominë lokale

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Investimet e qeverisë në Belsh kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave për ekonominë lokale, duke rivitalizuar bizneset e zonës dhe agroturizmin.

Pjesë e një projekti modern të financuar nga qeveria shqiptare, Belshi po transformohet në një zonë në shërbim të komunitetit.

Shëtitorja e re buzë liqenit dhe pista në ujë, si dhe rikonstruksioni i qendrës, i dhanë gjallëri qytetit ndërkohë që fundjavat e gjejnë Belshin të mbushur me turistë nga zona të ndryshme të vendit.

Me një pamje të veçantë, florë dhe faunë të larmishme, liqeni i Belshit është një nga më të mëdhenjtë prej atyre të Dumresë, me sipërfaqe rreth 26,8 hektarë.

Në sajë të investimeve të qeverisë, Belshi po kthehet në një destinacion turistik jo vetëm për banorët e zonës, por për qytetarët nga i gjithë vendi.

Investimet kanë ndikuar në krijimin e hapësirave në shërbim të komunitetit dhe rritja e të ardhurave për ekonominë lokale, duke rivitalizuar bizneset e zonës dhe agroturizmin.

Jo vetëm qendra e qytetit, por tashmë edhe fshatra të ndryshëm, me liqenet e tyre janë shndërruar në destinacione turistike, duke nxitur kështu agroturizmin./m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.