SARAJEVË, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Autoritetet në kantonin Una-Sana në veriperëndim të Bosnjes, i vendosur në kufi me anëtaren e BE-së, Kroacinë, deklaruan se nuk ka ende koordinim midis institucioneve shtetërore dhe vendore për krizën e migracionit të paligjshëm, deklaruan burimet e medieve duke cituar ministrin boshnjak të Sigurisë, Fahrudin Radonçiç.
Sipas vlerësimeve, numri aktual i migrantëve të paligjshëm në këtë pjesë të Bosnjes është rreth 5 000, nga të cilët 3 500 ndodhen në qendrat e pritjes dhe, një pjesë që kanë para’ qëndrojnë në shtëpi private.
Edhe pse numri i krimeve të kryera nga migrantët vazhdon të rritet, nuk ka fonde të mjaftueshme për të rritur numrin e oficerëve të policisë.
Dimri i butë i këtij viti lehtësoi kalimin e migrantëve të paligjshëm drejt kufijve perëndimorë të Bosnjes, duke rezultuar në rritje të mbërritjeve ditore, mesatarisht në rreth 80 migrantë në ditë.
Megjithatë, presidenti i kantonit deklaroi se e keqja nuk kishte mbërritur ende./ /sara/ a.jor.












