TIRANË, 17 shkurt/ATSH-A. Fortuzi/- Elseid Hysaj ka mbetur i dëmtuar mbrëmjen e së dielës në sfidën mes “Cagliarit” dhe “Napolit”, të fituar nga miqtë me rezultatin 1-0.
Ndeshja e vlefshme për javën e 24-rt të Seria A, duket se nuk ka qenë me fat për anësorin e kombëtares shqiptare. Hysaj, në fund të sfidës u zëvendësua nga Mario Rui për shkak të një dëmtimi. Futbollisti, sipas faqes zyrtare të “Napolit”, duket se ka dëmtuar gjurin e djathtë dhe sot prite të zhvillojë dhe kontrollet mjekësore për të saktësuar kohën që do i duhet për t’u rikuperuar. Sipas medieve italiane, trajneri i “Napolit”, Genaro Gattuso shpreson që dëmtimi të mos jetë serioz, ndërsa dyshimet janë se anësori kuqezi do të humbi sfidat e radhës së “Napolit”, kundër “Brescias”, “Torinos” dhe “Veronës”.
Hysaj luajti nga minuta e parë në sfidën e djeshme në stadiumin “Sardegna Arena”. Ai u bë dhe protagonist në golin e shënuar prej të kaltërve, pasi ishte lojtar që asistojë, Dries Martens, i cili më tej me një gjest teknik të mrekullueshëm dërgoi topin pas shpinës së portierit “Cargliaritan”, Alessio Cragno. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 dhe skuadra e Gattusos, pasi fitoreve me “Juventusit”, “Interit”, tashmë arrin dhe një fitore të tretë në një transfertë të rëndësishme, që tregon pjekurinë e skuadrës së Gattusos, që besoj në aftësitë e futbollistit shqiptarë Hysaj, duke e ri-tkhyer në formacionin titullar.
Në sfidën e djeshme, Hysaj luajti 80′ minuta, asistojë Martens, regjistrojë dy ndërhyrje vendimtare, duke interceptuar sulmin kundërshtarë, ndërsa realizoi 52 pasime të sakta, 85% të pasave të realizuar prej tij, 75 në total. Sipas “SofaScore”, Hysaj arriti të vlerësohet me notën 7.3, duke qenë më efikasi i mbrojtjes së “Napolit”.























