Ballina Bota

ABU DABI – EBA ndërton impiantin e parë bërthamor në vend

ABU DHABI, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Rregullatori bërthamor i Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi sot se lëshoi një licencë operative për reaktorin e parë të impiantit bërthamor të vendit.

Kjo bën që Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë vendi i parë në rajon që gjeneron energji elektrike nga energjia bërthamore.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, WAM, Autoriteti Federal për Rregullimin Bërthamor i dha kompanisë “Nawah Energy Company” një licencë operative 60-vjeçare për reaktorin e parë.

Ndërtimi i impiantit bërthamor “Barakah”, i vendosur në rajonin perëndimor al-Dhafra në Abu Dhabi, filloi në vitin 2012.

Planifikohet që funksionimi i tij të bëhet me katër reaktorë./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot, Konferenca e Donatorëve në Bruksel/ Ahmetaj: Presim 450 milionë euro mbështetje, nevojat shumë më të mëdha
Artikulli tjetërGattuso në ankth, dëmtohet Hysaj