Ballina Bota

MUZIKË – Diodato fiton Sanremon

SANREMO, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Diodato, me këngën ”Fai rumore”, fitoi festivalin e njohur italian të këngës Sanremo.

Në vendin e dytë u rendit Francesco Gabbani me këngën ”Viceversa”, ndërkohë që vendin e tretë grupi ”Pinguini Tattici Nucleari” me këngën ”Ringo Starr”.

Kënga ”Fai rumore” u konsiderua si një akt rebelimi që fotografon dashurinë në sensin më të plotë të mundshëm dhe në të njëjtën kohë si një ftesë për të rrëzuar muret e së pazakonshmes.

Deri në vendin e dhjetë renditja e këngëve në Sanremi ishte:

4) Le Vibrazioni
5) Piero Pelù
6) Tosca
7) Elodie
8) Achille Lauro
9) Irene Grandi
10) Rancore./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFjalë të Shenjta/Rama: “Zoti është i drejtë e drejtësinë e ka për zemër: të drejtët do ta shikojnë fytyrën e tij”
Artikulli tjetërVIDEO/Operacioni i Policisë dhe FNSH në mbarë vendin, 134 persona të shoqëruar në 72 orë