Ballina Bota

PARIS – Macron: Franca e ka zvogëluar arsenalin e saj bërthamor

PARIS, 7 shkurt /ATSH-AFP/ – Franca e ka pakësuar arsenalin e saj bërthamor, deklaroi sot presidenti, Emmanuel Macron duke mburrur bilancin shembullor të vendit në fushën e çarmatimit.

“Franca ka një bilanc që është unik në botë, në përputhje me përgjegjësitë dhe interesat e saj”, tha kreu i shtetit, në një fjalim për strategjinë franceze të mbrojtjes dhe parandalimit bërthamor.

“Janë çmontuar në mënyrë të pakthyeshme armët bërthamore tokësore, objektet e prodhimit të lëndëve të zbërthyeshme dhe është pakësuar numri në arsenalin tonë bërthamor, që sot është më pak se 300 njësi”, vazhdoi ai./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – ”Apple” shet më shumë orë sesa… Zvicra?!
Artikulli tjetërSHBA – Shtëpia e Bardhë konfirmon vrasjen e një lideri të Al-Kaeda-s në Jemen