TIRANE, 7 shkurt /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa në veri përsëri vranësira mesatare.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 5-15 m/sek, kryesisht në bregdet e lugina, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4 ballë.
Temperaturat negative do të jenë gati në të gjithë vendin, do të krijojnë kushtet për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -2/10 | re diell |
| Kukës | -7/0 | re diell |
| Lezhë | -2/10 | diell pak re |
| Dibër | -8/-1 | re diell |
| Durrës | 0/13 | diell pak re |
| Tiranë | -2/12 | diell pak re |
| Elbasan | -3/10 | diell pak re |
| Berat | -4/11 | diell pak re |
| Vlorë | 0/13 | diell pak re |
| Korçë | -7/0 | diell pak re |
| Gjirokastër | -6/9 | diell pak re |
| Sarandë | 1/13 | diell pak re |
/e.malaj/






















