SOFJE, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ – Të 28 kontejnerët e mbeturinave të paligjshme të mbërritur nga Italia, në portin e Varnas në Detin e Zi, do të kthehen mbrapsht në emër të dërguesit, deklaroi ministri bullgar i Mjedisit dhe Burimeve Ujore, Emil Dimitrov.
Muajin e kaluar, prokurorja rajonale e Varnës, Vladislava Panayotova raportoi 127 kontejnerë mbeturinash nga Italia të gjetura në portin e Varnës Perëndimore, ku kontejnerët kishin mbërritur më 9 tetor 2019.
Marrësi ishte kompania me seli në Sofje Blatsion Ltd., pronari i së cilës është shtetasi maqedonas, Blazje Ignatov.
Dy partnerët e tij ishin shtetas italianë.
Dërguesi i ngarkesave rezultoi të ishte ndërmarrja italiane ‘’Dentice Pantaleone’’, me qendër në Avellino./ /os/ a.jor.













