Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 4 shkurt 2020

TIRANE, 4 shkurt /ATSH/ Moti sot parashikohet me kthjellime e vranësira, të cilat do të jenë më të theksuara në veriperëndim.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në veriperëndim reshjet e shiut parashikohen fillimisht të dobëta përgjatë ditës. Në orët e pasdites reshjet e shiut në këtë zonë fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në mbrëmje reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet mesatar e të lartë. Në mbrëmje nisin reshjet e borës në veri e verilindje. Mjegull e dendur e mjegullinë në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-10 m/sek. Prej orëve të mesditës përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe ato luginore era do të fryjë me shpejtësi intensive dhe rrahje deri në 25-30 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 5 deri 6 ballë. Deti në forcim në mbrëmje.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/17 re shi
Kukës 8/16 re shi
Lezhë 8/20 re shi
Dibër 6/14 re shi
Durrës 8/20 re diell shi
Tiranë 10/20 re diell shi
Elbasan 9/19 re diell shi
Berat 6/20 re diell shi
Vlorë 10/21 re diell shi
Korçë 6/15 re diell shi
Gjirokastër 4/17 re diell shi
Sarandë 8/21 re diell shi

 

/e.malaj/                        

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBardhi në Gjirokastër: Me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/02/2020