Ballina Bota

JERUZALEM – Rivlin: Liderët duhet të luftojnë antisemitizmin së bashku

JERUZALEM, 22 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti izraelit, Reuven Rivlin u shpreh sot, për 40 liderët nga e gjithë bota, se u takon atyre që të formojnë të ardhmen dhe t’ua lënë historinë historianëve.

“E ardhmja shtrihet në zgjedhjet që bëjmë, veçanërisht në ato që i bëjmë së  bashku si shtete dhe kombe. Shpresoj dhe lutem që mesazhi nga kjo dhomë t’i shkojë çdo shteti në tokë”, deklaroi ai.

Këshilla e tij për t’ia lënë historinë historianëve u pa si një referencë për komentet e fundit të bëra nga presidenti rus, Vladimir Putin, që inatosën presidentin polak Andrzej Duda. Putin u përpoq t’i hidhte Polonisë përgjegjësinë për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe sugjeroi se vendi ishte bashkëpunëtor në Holokaust. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Kryhet operacioni i parë me protone për trajtimin e aritmisë
Artikulli tjetërFOTO/ Ndahen çmimet e letërsisë 2018