ALGJER, 21 janar /ATSH-AFP/- Pas një viti plot pasiguri, Franca rifilloi marrëdhëniet e saj dypalëshe me Algjerinë, gjatë një vizite të kreut të Diplomacisë franceze, Jean-Yves Le Drian, në Algjeri, që tani shihet si një partnere kryesore e Parisit për krizat rajonale në Libi dhe Sahel.
Le Drian pati një sërë bisedimesh me udhëheqësit e rinj algjerianë, me homologun e tij Sabri Boukadoum, kryeministrin Abdelaziz Djerad dhe presidentin Abdelmadjid Tebboune.
Jean-Yves le Drian është ministri i parë francez që shkon në Algjeri, që nga vizita e koleges së tij të Drejtësisë, Nicole Belloubet, në fund të janarit 2019, ku prej gati një viti ka shpërthyer një lëvizje e paparë antiregjim, “Hirak”./ /ervo/























