Ballina Bota

TEKNOLOGJI – WhatsApp: Mbi pesë miliardë shkarkime në Android

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni WhatsApp është shkarkuar mbi pesë miliardë herë në pajisjet që përmbajnë sistemin Android, në të cilën bisedat ”chat” janë të disponueshme që prej gushtit 2010.

Të dhënat po lexohet në mjedisin e shkarkimeve të Play Store.

WhatsApp është aplikacioni i dytë joGoogle që arrin pesë miliardë shkarkime.

I pari ishte, tetorin e kaluar, aplikacioni Facebook, i cili po ashtu ka në pronësi aplikacionin WhatsApp.

Përveç aplikacioneve Facebook dhe WhatsApp, rezultojnë 10 aplikacione të tjera kanë tejkaluar pesë miliardë shkarkime në platformë Android.

Këto janë aplikacione të kompanisë Google, si Google Chrome, YouTube, Gmail dhe Google Maps, Google Play Google Drive e të tjera./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStandarde europiane në spitalin e ri Kirurgjikal, shërbim me cilësi për pacientët
Artikulli tjetërKËLN – 10 000 të evakuar për shkak të çaktivizimit të një bombe të LIIB