FRANKFURT, 20 janar /ATSH-DPA/ – Sindikata gjermane UFO, që përfaqëson ekuipazhin e Lufthansa-s nuk po planifikon më greva kundër linjës ajrore, konfirmuan sot Lufthansa dhe sindikata.
UFO dhe linja ajrore patën mosmarrëveshje për një kohë të gjatë, jo vetëm për çështjen e pagave, por edhe për njohjen e UFO-s si sindikatë. Kjo e fundit ka organizuar një sërë grevash që kanë penguar udhëtimin ajror.
“Iu drejtuam UFO-s me një zgjidhje”, deklaroi sot një zëdhënës i Lufthansa-s, pa dhënë detaje të tjera. / / sara/












