Ballina Bota

BERLIN – Al-Serraj kërkon tërheqjen e trupave të Haftarit

BERLIN, 19 janar /ATSH-DPA/ – Kreu i Qeverisë libiane të Marrëveshjes Kombëtare (GNA), Fayez al-Serraj, i cili mbështetet nga OKB-ja, u ka bërë thirrje forcave rivale të tërhiqen nga territori që ata kanë kapur, në një ofensivë që synon marrjen nën kontroll të kryeqytetit Tripoli, njoftoi sot GNA-ja.

”Thirrja erdhi pas një takimi në Berlin midis al-Serrajit dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan përpara konferencës për Libinë”, shton GNA-ja në një deklaratë.

Bisedimet e tyre trajtuan një thirrje për armëpushim, të bërë në fillim të këtij muaji nga Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin, pasi forcat e drejtuara nga komandanti ushtarak rival, Khalifa Haftar kërkojnë të marrin nën kontroll Tripolin e qeverisur nga GNA-ja.

Al-Serraj theksoi në bisedimet me Erdogan se “suksesi i armëpushimit është i lidhur me tërheqjen e forcave të Haftarit”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJo më radhë nga shërbimi online në QKB/Rama: 11 mijë biznese aplikuan për licensë vitin e kaluar, sot u kursehen 340 ditë pritje
Artikulli tjetërMeta: Ibrahim Rugova me orientim të qartë properëndimor