Ballina Bota

LIBI – Anija e shpëtimit “Ocean Viking” shpëton 39 migrantë

ROMË, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Anija e shpëtimit të migrantëve “Ocean Viking” shpëtoi sot në mëngjes 39 migrantë nga një varkë, rreth 35 milje larg bregdetit verior të Libisë, deklaroi organizata ndërkombëtare joqeveritare “Mjekë pa Kufij” (MFS), që drejton anijen sëbashku me “SOS Méditerranée”.

“Pavarësisht erës së fortë dhe valëve të mëdha, të mbijetuarit u shpëtuan. Mes tyre ishin edhe pesë gra”, deklaroi MSF në Twitter. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIntegrimi europian/ Sllovenia mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë
Artikulli tjetërBELGJIKË – Sekuestrohen 126 milionë cigare kontrabandë