Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 17 janar 2020

TIRANE, 17 janar /ATSH/ -Moti sot do të nisë i kthjellët, ndërsa në pjesën e dytë të ditës në jug e lindje të vendit parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore do të ketë prani të mjegullës së dendur e mjegullinës. Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në zonat malore e lokalisht deri në zonat e ulëta do të ketë ngrica.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë. Më tej erë e lehtë.

Valëzimi në dete do të jetë  i forcës 3-4 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/13 diell
Kukës 0/8 re mjegull
Lezhë -1/13 diell
Dibër -4/5 re mjegull
Durrës 5/14 diell
Tiranë 2/15 diell
Elbasan 2/15 diell
Berat -2/15 diell
Vlorë 5/15 diell
Korçë -4/5 re mjegull
Gjirokastër -5/13 re mjegull
Sarandë 6/18 diell

/e.malaj/

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/01/2020
Artikulli tjetërPërkujtohet 552-vjetori i vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu