Ballina Bota

MJEKËSI – Zbulohet vaksina që ul kolesterolin e keq

LONDËR, 18 janar /ATSH/- Një injeksion dy herë në vit që zvogëlon kolesterolin e keq për të mbrojtur zemrën është zgjidhja e kompanisë NHS me qendër në Britaninë e Madhe, shkruhet në faqen e BBC NEWS.

Miliona njerëz marrin statina ( ilaçe kundër yndyrnave) çdo ditë për të ulur kolesterolin.

Një hap revolucionar në shkallë të gjerë do t’u ofrojë pacientëve NHS një formë të re të ilaçit,duke bërë “heshtjen e gjeneve” nëpërmjet një injeksioni të quajtur “inclisiran”.

Kujtojmë që kolesteroli i keq është një substancë yndyrore në gjak, e prodhuar nga mëlçia, e cila mund të grumbullohet brenda mureve të enëve të gjakut, duke i ngushtuar ato dhe duke rritur rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/01/2020
Artikulli tjetër“Faleminderit Shqipëri”, akademi solemne në Prishtinë në 21-vjetorin e mikpritjes gjatë eksodit nga lufta