TIRANË, 10 janar /ATSH/ Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik shoqëruar me masa ajrore të ftohta e të qëndrueshme. Për rrjedhojë moti parashikohet i kthjellët. Në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë ngrica. Era do të fryjë me drejtim Verilinhje – Veriperendim e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 0 deri 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/12 | Diell |
| Kukës | -3/10 | Diell |
| Lezhë | 2/13 | Diell |
| Dibër | -3/8 | Diell |
| Durrës | 3/13 | Diell |
| Tiranë | 1/15 | Diell |
| Elbasan | 1/15 | Diell |
| Berat | -1/15 | Diell |
| Vlorë | 2/15 | Diell |
| Korcë | -5/7 | Diell |
| Gjirokastër | -4/13 | Diell |
| Sarandë | 4/16 | Diell |





















