TIRANË, 9 janar/ATSH-A. Fortuzi/- “Juventus” është e fokusuar tek e ardhmja. Bardhezinjtë pasi zyrtarizuan blerjen e Kulujevskit nga “Atalanta” kanë arritur një pakt me “Bolonjën” për Orsolonin.
Sipas “Tuttosport”, forma e mirë e lojtarit, 6 gola dhe 5 asist në këtë fazë të parë kanë bërë që Zonja e Vjetër ta vlerësoj seriozisht ri-kthimin e Orsolinit te bardhezinjtë.
Futbollisti i krijuar tek akademia e Juventusit ka bërë sërisht për vete bardhezinjtë të cilët janë të gatshëm për të investuar tek 22-vjeçari.
“Juventusi” mund ta marrë lojtarin në qershor për shumën e 22.5 milionë eurove, por nëse nuk arrin te sulmuesi në verë, kartoni i tij do t’i kushtonte bardhezinjve 30 milionë euro.
Ky sipas “Tuttosport” është pakti mes skuadrës së “Bolonjës” dhe “Juventusit”. /a.a/























